Shpërthime në aeroportin e Brukselit, të paktën 13 të vdekur


E martë, 22 Mars 2016

Bruksel – Në shpërthimet e ndodhura këtë mëngjes në aeroportin “Zaventem” në Bruksel të Belgjikës kanë humbur jetën të paktën 13 persona dhe një numër i konsiderueshëm janë plagosur.

Në shpërthimet e ndodhura këtë mëngjes në aeroportin “Zaventem” në Bruksel të Belgjikës kanë humbur jetën të paktën 13 persona dhe një numër i konsiderueshëm janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

VRT i Belgjikës ka transmetuar se nga shpërthimet në aeroportin “Zaventem” kanë humbur jetën të paktën 13 persona dhe janë plagosur 35 të tjerë.

Ndërsa Komisioni Europian iu ka bërë thirrje punonjësve të tij që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. §§§§§Ndër të tjera theksohet se pas shpërthimeve në aeroportin “Zaventem” kanë nisur evakuimet dhe janë anuluar të gjitha fluturimet.

Mësohet se pas shpërthimeve në aeroportin “Zaventem” ka patur shpërthim edhe në stacionin e metrosë Maelbeek i cili ndodhet në afërsi të institucioneve të BE-së ku si pasojë ka patur një numër të madh të plagosurish dhe se të gjitha stacionet e metrosë janë mbyllur.

Të premten e kaluar në një operacion të ndërmarrë në rajonin Molenbek të Brukselit u arrestua i plagosur Salih Abdüsselam i dyshuari i arratisur i sulmeve të Parisit. Ndërsa kryeministri britanik, David Cameron në një deklaratë në Twiter ka pohuar se: “Jam shokuar nga ngjarjet e ndodhura në Bruksel, jam shumë i shqetësuar. Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të ndihmuar”.

Etiketa: ,