Siri, murgeshat që u zhdukën në qytetin Malul: Kryengritësit na shpëtuan (Video)


E diel, 8 Dhjetor 2013

Grupi i të ashtuquajturave murgeshat të cilët u zhdukën në Siri, pasi çlirimtarët kanë marrë fshatin e krishterë këtë javë, u shfaqën në një video, duke thënë se ata janë me shëndet të mirë dhe mohuan se ishin rrëmbyer, raporton Reuters.

Murgeshat janë marrë pasi brigadat e kryengritsëve sirian kishin kapur një fshat të vogël të krishterë në Malul që gjindet në veri të Damaskut, në mënyrë që të shpëtohen nga bombardimet e regjimit të Asadit.

Në një video që është postuar në internet, të cilet janë përkthyer nga aktivistët sirianë, murgeshat kanë siguruar se ata janë të sigurta dhe se ata u larguan nga manastiri për shkak të bombardimeve të ashpëra ne Malul.

“Ne e dimë se njerëzit janë të shqetësuar për ne dhe kjo është diçka që na bën krenare. Por largimi ynë nga Malul ishte për shkak se na u tha se qyteti do të bombardohet rëndë dhe që mund të lendohemi dhe se për sigurinë tonë ne duhet të largohemi nga qyteti.

Sa e kemi lënë qytetin kanë filluar bombardime të ashpëra dhe makina ka shkuar tepër shpejtë deri sa kaluam një distancë të caktuar dhe erdhem në vendin ku jemi tani. Unë me të vërtetë nuk mund të them gjë tjetër përveç se Zoti i bekoftë ata djelmosha për këtë punë të madhe që ata bëjnë dhe që t`ju rritet mirësia”.

Pastaj një njeri nga mbrapa i pyet, se disa njerëz thonë se ata ishin në shpellë, dhe se ata janë të lënduar kurse një nga motrat është vrarë.

“Jo, jo, jo. Këto gjëra nuk kanë ndodhur. Dhe këtu ne kemi 16 … 13 murgesha dhe tre civilë. Ne të gjithë jemi këtu të pranishëm dhe jemi duke u ulur në një vilë shumë të bukur (qesh), në të cilën kemi ardhur dhe ne do të të qëndrojmë këtu për dy ditë. ”

Pastaj një i pranishëm tha diçka të pakuptueshme ku murgeshat fillojnë të qeshen kurse një më e moshuar tha:

“Xhamitë dhe kishat janë duke u bombarduar nga ana e regjimit. Ne u larguam për shkak të bombardimeve te medha. Këta njerëz janë miqësore dhe mikpritës. Ata kujdesen për ne, dhe na kane siguruar çdo gjë që na nevojitet”.

Per këtë njeriu e pyeti: “A mund të na tregoni nëse ju jeni rrëmbyer apo burgosur?”

“Jo, jo. Ata na kanë siguruar vetëm një vend të sigurt për shkak të luftërave që atje janë duke ndodhur”, përfundoi murgesha./ Ilirida

[youtube gBvrfrTcmYo]

Të fundit