E hënë, 1 Korrik 2019
PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me të vetmin pikë të rendit të ditës, situatën aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Seanca është paraparë që të fillojë në orën 11:00, dhe do të diskutohet edhe për angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre.
Kështu ka vendosur para disa ditësh Komisioni për Arsim, në takimin që kanë mbajtur me anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, pas vizitës që i kanë bërë Luginës së Preshevës.
Etiketa: Aktuale, Kuvendi i Kosovës, lugina e presheves, shqiptaret e presheves