Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sot në Turqi pritet që 54 milion votues të shkojnë në kutitë e votimit

Prizren Post | 02:28 - 07.06.2015

53 milion e 765 mijë e 231 zgjedhës, do të përcaktojnë anëtarët e periudhës së 25-të të parlamentit turk.

Ankara – Në mbarë Turqinë, 20 parti politike dhe 165 kandidatë të pavarur do të garojnë për të hyrë në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Zgjedhjet do të fillojnë në tërë vendin në orën 8:00 dhe do të përfundojnë në orën 17:00.
Radiot dhe të gjitha organet e tjera mediatike nuk do të mund të shkruajnë ose bëjnë komente në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve deri në orën 18:00.
Duke filluar nga ora 18:00 deri më 21:00 do të publikohen vetëm të dhënat e marra nga Komiteti i Lartë Zgjedhor.

Transmetimet do të jenë të lira pas orës 21:00 por në qoftë se Komiteti i Lartë Zgjedhor e sheh të arsyeshme, transmetimet do jenë të lira edhe përpara kësaj ore./TRT/


Etiketa:
Arivisti Company