Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Stavileci: PDK-ja prin edhe në plus tri komuna tjera

Prizren Post | 21:22 - 03.11.2013

Prishtinë, 3 nëntor – Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, në një konferencë për media sonte ka thënë se kjo parti në zgjedhjet lokale të mbajtura sot ka arritur sukses të madh.

Sipas tij, PDK-ja përveç komunave aktuale me të cilat udhëheq, prin edhe në tri komuna tjera: në Rahovec, Kamenicë dhe në Suharekë, transmeton ORAinfo.

Ai po ashtu ka thënë se në Prishtinë kandidati i tyre, Agim Çeku do të jetë në balotazh. Derisa në Podujevë janë rritur shumë.


Etiketa:
Arivisti Company