E shtunë, 18 Nëntor 2023
Pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024, Sylvinho foli pas ndeshjes ku theksoi se e ka për nder që është trajner i kuqezinjve.
Ndër të tjera, braziliani shtoi se ka shumë pasion dhe dashuri në punën që bën ai dhe stafi dhe nuk ka të bëjë vetëm taktika.
“Meritë e djemve dhe të gjithë njerëzve që na kanë mbështetur, është nder të jem trajneri i kombëtares së Shqipërisë dhe të ndjej pasionin e njerëzve. Gjithçka është shumë e bukur”.
“Nuk është vetëm Sylvinho, është Zabaleta, Doriva, Bulku i gjithë stafi. Më shumë se taktika është pasioni dhe dashuria për futbollin, ka pasion në punën tonë. Rezultati nuk vjen shpejt, ne kemi bërë një punë të mirë dhe kemi marrë rezultat, është një kombinim i mirë”.
Etiketa: Aktuale, Euro 2024, Kombëtarja, Shqipëria, Sylvinho