E hënë, 18 Maj 2026

Aleatët faqezinj të Shqipërisë faqezezë ndalojnë aktivistin Baki Goxhaj, reagon diplomacia e Edi Ramës
Organizatorët e flotiljes së ndihmës për Gazën thanë të hënën se forcat izraelite kishin kapur dhjetë nga anijet e tyre dhe se kontakti ishte humbur me një total prej 23 anijesh në Mesdheun lindor.
Më herët gjatë ditës, Ministria e Jashtme izraelite njoftoi në platformën X se “nuk do të lejojë asnjë shkelje të bllokadës ligjore detare të Gazës”.
Anijet nga flotilja Global Sumud u nisën për herë të tretë nga Turqia jugore të enjten, pasi përpjekjet e mëparshme për të dërguar ndihma në Gaza u kapën nga Izraeli në ujërat ndërkombëtare, raporton Reuters.
Një video e transmetuar tregon anije ushtarake që i afrohen flotiljes.
“Anijet ushtarake po interceptojnë aktualisht flotën tonë dhe forcat (izraelite) po hipin në anijen e parë tonë në mes të ditës. Ne kërkojmë kalim të sigurt për misionin tonë humanitar ligjor dhe jo të dhunshëm”, tha Global Sumud Flotilja në platformën X.
Grupi tha se dhjetë anije ishin interceptuar dhe kontakti ishte humbur me 23 nga 54 anijet në flotilje, duke thënë se rreth 20 shtetas turq ishin midis pasagjerëve. Anijet ishin rreth 250 milje detare (463 km) nga Gaza.
Një total prej 426 personash nga 39 vende po marrin pjesë në flotilje, thanë organizatorët.
Kujtojmë se mes tyre edhe aktivisti shqiptar nga Vlora, Baki Goxhaj.
Ministria e Jashtme ka bërë një reagim për këtë rast, e diktuar nga nga interesi mediatik, duke u shprehur: “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në dijeni për rastin e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, i cili ndodhet në bordin e flotiljes Sumud.
Përmes kanaleve diplomatike, Ministria është vënë prej momentit të parë në komunikim me autoritetet izraelite kompetente për të siguruar informacion të plotë mbi situatën dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të shtetasit shqiptar, përfshirë aksesin konsullor, në përputhje me praktikat dhe konventat ndërkombëtare.
Ministria po e ndjek çështjen me prioritet të plotë dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e zotit Goxhaj, si dhe do të informojë në vijim mbi procedurat e mëtejshme që pritet të ndërmerren”.
Kujtojmë se ky zhvillim ndodh ndërsa qeveria shqiptare, me zgjedhjen e saj apo nën presion nga SHBA, është rreshtuar si pakkush shtet krah Izraelit në ditën më të zezë të këtij shteti horr e gjenocidal.
Ndërsa Goxhaj ka qenë ndër ata denoncues të rrëgullt të kësaj aleance që në terma moralë i vë një njollë të errët Shqipërisë.
Izraeli sot është as më pak e as më shumë, Gjermania Naziste dje. Dhe dihet se si janë gjykuar e e gjykohen Akoma ata që bashkëpunuam me nazistët, globalisht apo në terma kombëtarë. /tesheshi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
