Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Tifozat Kuq e Zi, 2100 bileta për Shqipëri – Serbi

Prizren Post | 22:05 - 05.10.2015

Grupi i tifozëve zyrtar të Kombëtares së Shqipërisë ‘Tifozat Kuq e Zi’, i kanë marrë 2100 bileta për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, e ka konfirmuar se 2100 tifoza ‘Kuq e Zi’, do të jenë prezent në ‘Elbasan Arena’.

“Edhe për këtë ndeshje tifozët Kuq e Zi kanë marrë 2100 bileta, si në çdo takim, ndërsa nuk mund të garantoj se nuk ka pasur përpjekje për abuzime me bileta në tregun e zi”, ka thënë kreu i FSHF-së.

Duka e ka ripërsëritur nevojën për një sjellje të duhur nga tifozët në ndeshjen ndaj Serbisë.
“E vetmja gjë që mund të na eliminojë ne, është që nëse eliminojmë veten tonë përmes sjelljes në Elbasan”.


Etiketa:
Arivisti Company