Tjetër incident në Prishtinë – gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një personi


E mërkurë, 17 Qershor 2026
Tjetër incident në Prishtinë – gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një personi

Një tjetër incident i rëndë është shënuar të martën në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se një person dyshohet se ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër, duke iniciuar rastin si “vrasje në tentativë”, transmeton Klankosova.tv.

Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri një herë në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë. Është kontrolluar vendbanimi i të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit