E shtunë, 15 Nëntor 2014
Torta tiramisu me “Nutella” dhe pana, e shpejtë për t’u përgatitur, e ëmbël, tortë e shijshme, perfekte për festat e ditëlindjes.
Kuzhina italiane
Koha e përgatitjes: 30 min
Koha e gatimit: 7 min
Koha e përgatitjes: 37 min
Përbërësit:
Për bazën:
100 gr sheqer
3 vezë
80 gr miell
1 grimcë ekstrakt vaniljeje
½ luge maja për ëmbëlsirë (sipas dëshirës)
20 gr kakao e hidhur
Për kremin mascarpone:
300 gr mascarpone
1 kokërr vezë
½ filxhan kafe
100 gr sheqer
Për mbushjen:
150 gr krem i freskët
1-2 lugë “Nutella”
Copa çokollate
Për pjesën e sipërme (mbulesën)
Nutella ose 150 gr çokollatë “Fondente”
20 gr krem i freskët
Përgatitja
1. Përgatisni bazën pandispanjë
2. Hidhni në tas sheqerin dhe vezët dhe përzieni derisa të formohet një masë kompakte. Ulni shpejtësinë e përzierjes dhe shtoni miellin, majanë, kakaon dhe vaniljen.
3. Ndërtojeni mirë dhe futeni masën në një tavë 22 cm të gjerë, të lyer me gjalpë ose të veshur me letër furre.
4. Piqeni në temperature 200 gradë, për 7 minuta.
5. Lëreni të ftohet.
6. Përgatisni kremin mascarpone
7. Në një tas vendosni sheqerin dhe vezët.
8. Në nje enë vendosni kremin mascarpone mënjanë dhe rrihni panën me 50 gr sheqer. Më pas shtoni copëzat e çokollatës dhe nutella-n.
9. Priteni tortën e ftohtë në dy pjesë: njërën me një shtresë krem mascarpone dhe tjetrën, me pana.
10. Zbukurojeni me çokollatë të shkrirë me pak panna ose nutella.
11. Tortën e pregatitur vendoseni në frigorifer.
Ju bëftë mirë!