Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Turqia njofton kandidaturën për organizimin e EURO 2024

Prizren Post | 13:16 - 15.02.2017

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Yıldırım Demirören, ka deklaruar se më 2 mars do të aplikojnë për kandidaturën e organizimit të kampionatit EURO 2024, raporton Anadolu Agency.

Njoftimi është bërë i ditur gjatë një takimi mes kreut të TFF-së, Demirören dhe ministrit turk të Sportit dhe Rinisë, Akif Çağatay Kılıç, i zhvilluar në Riva të Stambollit.

Në një fjalim të mbajtur në këtë takim, Demirören ka thënë se Turqia e ka kërkuar 3 herë organizimin e këtij evenimenti, por nuk është pranuar. “Jemi këtu për një punë të mirë si për Turqinë ashtu edhe për futbollin turk. Kemi aplikuar 3 herë dhe kjo do të jetë hera e katërt për këtë aplikim. Shpresojmë që më 2 mars të bëjmë zyrtare këtë aplikim”, ka shtuar ai.

Ndërsa duke vënë në dukje punën që Turqia ka bërë në ndërtimin e stadiumeve të reja, Demirören ka shtuar: “Përfundimi do të publikohet në shtator të vitit 2018. Turqia është i vetmi vend në botë që ka investuar në 32 stadiume në pak vitet e fundit. Në aplikimet e mëparshme për fat të keq kemi humbur për një votë. Këtë herë mendoj që e meritojmë këtë gjë. Për këtë nisëm këtë rrugëtim.”


Etiketa:
Arivisti Company