U sulmua për vdekje, shkaku i veshjes islame [Foto/Video]


E enjte, 19 Qershor 2014

Një grua që vdiq pasi u sulmua në një shteg këmbësorësh, mund të ketë qenë në shënjestër për shkak të veshjes së saj myslimane, ka bërë të ditur policia në Colchester, Essex – Angli.

Gruaja, e cila ishte në të tridhjetat, kishte veshur një mantel blu dhe një shami.
Policia zbuloi se ajo ishte një studente saudite, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ndihma e shpejtë kishte tentuar që t’ia shpëtojë jetën por ajo vdiq në vendin e ngjarjes pasi që kishte pësuar lëndime si në kokë po ashtu edhe në pjesë të tjera të trupit.

image

Një burrë 52 vjeçar ishte arrestuar, si i dyshuar se kishte lidhje me aksidentin.

Etiketa: , ,