Vazhdojnë rrënimet në Prevallë


E mërkurë, 5 Mars 2014

Në bazë të Vendimit të Ministrit të MMPH-së, Nr.42/2014; datë 14.02.2014, për rrënimin e të gjitha objekteve pa leje ndërtimore, jashtë Planit Rregullues të fshatit turistik “Prevallë”, të cilat gjenden brenda zonës së mbrojtur të parkut kombëtar “Sharri”, sot inspektorati i MMPH-së, ka shpërndarë 45 Aktvendime me të cilat urdhërohen, pronarët e objekteve të ndërtuara brenda hapësirës së Parkut Kombëtar “Sharr”, që në afat prej 15 ditësh, të bëjnë rrënimin e objekteve të ndërtuar pa leje ndërtimi.

Njëherit me këtë Aktvendim të MMPH-së pronarët e këtyre ndërtimeve, urdhërohen që të bëjnë pastrimin e sipërfaqes prej mbeturinave nga demolimi i objekteve si dhe rikthimi i sipërfaqës së degraduar konform peizashit. Po ashtu në rast të mos rrënimit të tyre nga ana e pronarve përkatës të këtyre ndërtimeve pa leje, me këtë aktvendim, bëhet e qartë se MMPH do të rrënoj objektet në fjalë, ndërsa shpenzimet do t’i bartin pronarët e objekteve pa leje ndërtimi. /Indeksonline/

Të fundit