E enjte, 27 Mars 2014
“Projektligji për Veteranët e Luftës së UÇK-së, nuk u fut sot në Kuvend sepse nuk kanë interes, ndërsa projektligji për zgjedhje u fut sot me të njëjtën procedurë sepse ju duhet për vete. Me siguri që javën tjetër do t’na keni para Kuvendit”, ka thënë Klinaku. Sipas tij, është dashur të kryehet sot për shkak se dëgjimet publike dhe të gjitha procedurat tjera janë kryer me kohë.
Ndërsa përmes një komunikate për medie, kjo organizatë falenderon deputetët të cilët kishin sot vullnetin që të miratojnë Projektligjin për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fton ata që ishin kundër që të reflektojnë për të mirën e atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës.
“Ne i rikujtojmë ata që fal sakrificës së veteranëve të luftës së UÇK-së, ata e gëzojnë lirinë dhe benificionet që kanë”, thuhet në komunikatë.
OVL e UÇK-së kërkon nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, që ta vendos si pikë të parë në rend të ditës për seancën e radhës, leximin e dytë të Projektligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në rast se kërkesa jonë nuk miratohet nga Kryesia e Kuvendit të hënën me 31 mars 2014, dhe nëse ligji nuk futet në rend të ditës, që nga ora 13:00 të njëjtën ditë veteranët e luftës do të fillojnë protestat, thekson në komunikatë OVL e UÇK-së./rtk/
Etiketa: Kosovë, Protesta, Veteranët