Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vjedhje në Aeroportin e Gjakovës, kapen 6 persona

Prizren Post | 16:05 - 03.03.2019

GJAKOVË – Një person ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur janë duke vjedhur disa drita të ndriçimit të Aeroportit të Gjakovës.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Ankuesi K/Shqiptar ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur janë duke vjedhur disa drita të ndriçimit të Aeroportit të Gjakovës. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka takuar gjashtë persona të mitur K/Shqiptarë. Të njëjtit janë intervistuar në prani të prindit dhe avokatit dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.


Etiketa:
Arivisti Company