E hënë, 18 Maj 2015
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se i frikësohej faktit që kriza në Maqedoni mund të nxiste një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor.
Bruksel – Gjatë një vizite në Bruksel, pasi u pyet nëse ishte e shqetësuar për faktin e një lufte të re në rajon për shkak të situatës në Maqedoni, kreu i qeverisë serbe tha se, “për herë të parë, ndihem pak i frikësuar”.
“Shoh dhe ndiej diçka që shkon jo mirë në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk kemi nevojë për protesta, nuk kemi nevojë për destabilitet”, tha Vuçiç.
“Ne nuk kemi nevojë për asnjë shkëndijë të vetme për flakë, le të themi në Bosnje apo në ndonjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. Ne do të bëjmë më të mirën për ta ruajtur të qetë rajonin dhe mendoj se për këtë çështje do të kemi të gjithë mbështetjen e Bashkimit Evropian”, theksoi ai.
Vuçiq ndodhet në Bruksel për të takuar ministrat e Jashtëm të BE-së, anëtarë të grupit “Miqtë e Serbisë”. /shekulli/
Etiketa: Aleksandar Vučić