VV: Do ta çlirojmë edhe Kuvendin nga…


E diel, 25 Maj 2014

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur që do ta kthejë drejtësinë në Kosovë dhe do t’i bëjnë qytetarët që prapë të besojnë në drejtësi.

Ata thonë se e kanë dëshmuar shtetin e së drejtës dhe se do të vazhdojnë ta dëshmojnë edhe më tutje.

Qeveritarët e deritanishëm, që ata i quajnë të korruptuar, “nuk mund të mashtrohen me pesë minuta reklamë e premtime, kur 14 vite të tjera kanë qenë vite të hajnisë”.

Kështu, lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë mbajtur sot një takim me qytetarë në hapësirën mes ndërtesës së Komunës dhe Kuvendit të Kosovës. E kjo jo rastësisht!

Sipas pjesëtarëve të Vetëvendosjes, Shpendi e ka arritur Komunën e Prishtinës, e ashtu do të arrijë edhe Albin Kurti – Qeverinë.

“Pasi e çliruam dhe ia kthyem qytetarëve Prishtinën, këtu në një mënyrë edhe po e dorëzojmë, unë ma shumë te Albini që nesër me çliru kuvendin, pra me 8 qershor dhe me ia kthy qytetarëve”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Etiketa: ,
Të fundit