Walcott në La Ligë?


E shtunë, 19 Shtator 2015

Mesfushori ofanziv i Arsenalit, Theo Walcott ka përfunduar në listën e objektivave të Barcelonës, për afatin kalimtar të janarit.

Barcelona është duke konsideruar paraqitjen e një oferte për transferimin e mesfushorit ofanziv të Arsenalit, Theo Walcott.

Sipas të përditshmes katalane “Mundo Deportivo”, trajneri Luis Enrique e ka inkuadruar reprezentuesin anglez në listën e opsioneve të tij për zëvendësues të Rafinhas, i cili ka pësuar lëndim të rëndë dhe do të mungojë në vazhdim të këtij sezoni.

Walcott nuk e ka realizuar potencialin e tij të plotë në Emirates, por prapë konsiderohet futbollist me të ardhme të ngritur.

Etiketa: , ,

Leave a Reply