Xhaferi sqaron opsionet e sjelljes së referendumit për ndryshimin e emrit


E shtunë, 30 Qershor 2018

Shkup – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, thotë se ekzistojnë dy opsione për sjelljen e referendumit për ndryshimin e emrit. Këtë ai e deklaroi në emisioni “Click Plus” të TV21.

“Ekzistojnë dy versione, unë si Kryetar i Kuvendit të thirr seancë me propozimin e deputetëve për mbajtje të referendumit pa datën se kur do të mbahet, megjithatë në ketë rast afatet janë minimum 60 ditë dhe maksimum 90 ditë nga votimi në Kuvend, ose të marr propozim me datë se kur do të mbahet referendumi, atëherë unë duhet të bëj përllogaritje dhe të siguroj se kur bëhen 60 ditë që të jetë momenti i fundit kur duhet të mbarojë seanca dhe të jap kohë për për debatin eventual për këtë çështje. Në këto variante, si do të shkojë propozimi ashtu do të jetë edhe seanca, por ka kohë që sillet vendim dhe të respektohet afati i minimumi dhe maksimumit i parashikuar në ligj”, deklaroi Talat Xhaferi.

Etiketa: , , ,