Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zafir Berisha: Maqedonia tani mund të funksionojë vetëm si një konfederatë

Prizren Post | 00:26 - 17.05.2015

Deputeti opozitës nga radhët e Nismës, njëherit është Kryetar i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar për ngjarjet e fundit të zhvilluara në Kumanovë.

Deputeti Berisha është një nga zërat e paktë opozitar të parlamenttit të Kosovës që ka adresuar kritika të ashpëra ndaj qeverisë së Maqedonisë, e cila në vazhdimësi vazhdon t`i shkelë të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet.

Zafir Berisha ka vlerësuar se Maqedonia mund të ekzistojë si shtet vetëm nëse bëhet rregullimi kushtetues që ky vend të funksionojë si një konfederatë, përndryshe stabilizimi i saj do të jetë i vështirë.

“Maqedonia mund të mbetet shtet vetem nëse rregullimi kushtetues ndryshon dhe ky vend të funksionojë si konfederatë, ndryshe ky shtet artificial që ka mungesë të identitetit asnjëherë nuk mund të stabilizohet”, ka reaguar mes tjerash, Zafir Berisha.


Etiketa:
Arivisti Company