Zjarri në Parkun e Ujit në Tajvan, rritet në 516 numri i të plagosurve


E diel, 28 Qershor 2015

Si pasojë e një zjarri në Parkun e Ujit në kryeqytetin e Tajvanit në Taipei numri i të plagosurve rritet në 516, ndërsa theksohet se 194 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

TAIPEI – Si pasojë e një zjarri në Parkun e Ujit në kryeqytetin e Tajvanit në Taipei numri i të plagosurve rritet në 516, ndërsa theksohet se 194 prej tyre janë në gjendje të rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet kanë njoftuar se zjarri është shkaktuar si pasojë e marrjes flakë të një pluhuri me ngjyrë të përdorur gjatë një shfaqjeje e cila ndiqej nga afërsisht 1000 mijë persona, dhe se nga zjarri janë plagosur 516 persona, ku 194 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Autoritetet gjithashtu kanë njoftuar se zjarri është vënë nën kontroll në një kohë të shkurtër dhe se në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet.

Organizatori i shfaqjes, Lu Chung-chi, në një deklaratë ka kërkuar falje nga të plagosurit në zjarr dhe ndaj familjarëve të tyre dhe gjithashtu mësohet se ai është dërguar në prokurori për të dhënë deklaratën e tij.

Pas zjarrit theksohet se Parku i Ujit Formosa është mbyllur. /AA/

Të fundit