17°C
Prizren

Zyrtare: Pepe nënshkroi për Beşiktaş-in

Prizren Post | 23:17 - 04.07.2017

Mbrojtësi portugez Pepe do ta vazhdojë karrierën te Beşiktaş.

Pas një periudhe të gjatë me Real Madridin, mbrojtësi i njohur Pepe, u nda me këtë klub.

Ai tashmë do ta vazhdojë karrierën te kampionët e Turqisë, Beşiktaş.

Pepe e zuri vendin e tretë me Portugalinë në Kupën e Konfederatave duke shënuar edhe gol në ndeshjen vendimtare me Meksikën.

Pepe ka bërë karrierë në Portugali te Maritimo dhe Porto, ndërsa te Reali qëndroi 10 vite.


Etiketa:
Arivisti Company