E mërkurë, 15 Korrik 2015
Stoke City ka transferuar sulmuesin e talentuar Moha El Ouriachi nga Barcelona.
Stoke City ka kompletuar transferimin e sulmuesit të talentuar Moha El Ouriachi nga Barcelona.
19-vjeçari i cili ka përfaqësuar Spanjën në nivelin e të rinjve, do t’i bashkohet klubit nga Britannia Stadium pasi refuzoi vazhdimin e kontratës në Camp Nou.
Moha, i cili nuk ka bërë asnjë paraqitje me ekipin e parë të Barcelonës, ka ndjekur hapat e Bojan Krkic e Marc Muniesa, që kaluan në Stoke nga Barcelona.
“Ai është i lumtur që i është bashkuar një klubi nga Premierliga, e sidomos për faktin se në ekip do të jetë së bashku me dy ish futbollistë të Barcelonës”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Stoke Cityt, Tony Scholes.
Etiketa: Barcelona, La Liga, Moha El Ouriachi, Premier League, Stoke City