Unë votoj për Sali BERISHA | Personi i vitit 2014 nga bota shqiptare!


E enjte, 11 Dhjetor 2014

Unë votoj për Sali BERISHA | Personi i vitit 2014 nga bota shqiptare!

  • Jo (82%, 568 Vota)
  • Po (18%, 128 Vota)

Numri i votuesve: 696

Loading ... Loading ...

Sali Berisha

Sali Berisha lindi në fshatin Viçidol të Tropojës në kufi me Kosovën.

Në vitin 1967 ai përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Më vonë ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent / profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës.

Gjatë viteve 1970, Sali Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë muajore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për hemodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve evropianë.

Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjioze në Evropën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.

Me krijimin e partisë së parë anti-komuniste, Partisë Demokratike, ai ishte një nga drejtuesit kryesorë të saj dhe në shkurt të vitit 1991 ai u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike. Sali Berisha ka qenë zgjedhur deputet i parlamentit në 1991, 1992, 1997, 2001, 2005 dhe 2009.

Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992.

Gjatë qeverisjes së Berishës u krijuan kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO gjë që u realizua më 2 prill 2009. Gjithashtu u plotësuan të gjitha kushtet dhe kriteret për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Mbas miratimit të këtij vendimi nga Parlamenti Europian, ai hyri në fuqi më 15 dhjetor 2010.

Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane,ruse dhe gjermane.

Të fundit