Sanksionet ndaj Rusisë, serbët afat deri më 1 shtator


E mërkurë, 23 Korrik 2014

Beograd – Shteti i Serbisë ka kohë deri më 1 shtator, që të faktojë gatishmërinë e saj në lidhje me vendimin që do të marrë, për të qenë ose jo pro vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ky lajm është bërë i ditur nga gazeta “V.Novosti”, sipas së cilës trysnia e vendeve Perëndimore ndaj Beogradit, mbi të gjitha ndaj kryeministrit Aleksandar Vuçiq, ka arritur kulmin pas rrëzimit të aeroplanit malajzian në Ukrainën Lindore.

Të gjithë politikanët dhe diplomatët, që kanë biseduar me Vuçiç gjatë ditëve të fundit, kanë kërkuar me këmbëngulje, që Serbia të përcaktohet qartë porsa i përket çështjes së Rusisë./shekulli/

Etiketa: , ,
Të fundit