Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mustafa vs Serbia: Ndalon kamionët, heshtë për Vuçiqin

Prizren Post | 11:50 - 01.04.2016

Kryeministri i Kosovës ka siguruar se asnjë kamion i Serbisë nuk hyn në Kosovë pa marrëveshje, ndërkohë që nuk ka thënë asgjë për hyrjen e mundshme të Vuçiqit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar sot se asnjë kamion nuk do të hyjë nga Serbia në Kosovë, derisa nuk arrihet marrëveshja.

Kurse, lidhur me paralajmërimin e vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuqiç, në Mitrovicë, Mustafa nuk ka treguar se a ka marrë leje.


Etiketa:
Arivisti Company