Tre në pranga për vjedhje të pyllit në Zubin Potok


E mërkurë, 17 Qershor 2026
Tre në pranga për vjedhje të pyllit në Zubin Potok

Të martën rreth orës 13:00, njësia policore e Zubin Potokut, ka arrestuar tre persona për vjedhje të pyllit në pjesën e maleve të Moknes.

Sipas njoftimit të policisë, në fshatin Mokra Gora, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në tri lokacione të ndryshme kanë hasur në personat e dyshuar dhe kanë sekuestruar: 2 automjete – kombi, 1 traktor me rimorkio dhe 6 motorë sharra.

Të dyshuarit pasi janë prangosur janë intervistuar nga hetuesit policorë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të shtetit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar tri raste të ndara, vepër penale ‘vjedhje e pyllit’, transmeton Klankosova.tv.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit