Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Blegtorale ka rënie


E diel, 17 Gusht 2014

Ministria-e-Bujqesise-dita-e-patates_696790
Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi” për tremujorin e dytë të vitit 2014. Publikimi përfshin të dhëna prej muajit janar deri në mars të vitit 2014. Sipas ASK-së, në tremujorin e dytë të vitit 2014 Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Blegtorale ka rënie për –15.3%. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013, Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve bimore ka rritje për 1.6 % në tremujorin e parë të vitit 2014, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Indeksi total i prodhimeve bujqësore ka rënie për –8.1 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro dhe njësitë matëse janë në kilogram, litër dhe copë.

Të fundit