E mërkurë, 13 Maj 2026

Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e së martës në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet rreth vdekjes.
Burimi: klankosova
