Vidhen 300 litra naftë dhe pajisje në një punishte në Zveçan


E mërkurë, 13 Maj 2026
Vidhen 300 litra naftë dhe pajisje në një punishte në Zveçan

Një rast i vjedhjes ka ndodhur së fundmi në Zveçan.

Sipas një ankuesi, persona të panjohur i kanë vjedhur 300 litra naftë, një sasi të gypave të bakrit dhe resiverin e kamerave të vëzhgimit.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, transmeton Klankosova.tv.

“Zveçan / 08-12.05.2026-10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në punishten e tij, persona të panjohur, i kanë vjedhur rreth 300 litra naftë, një sasi të gypave të bakrit dhe resiverin e kamerave të vëzhgimit.Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit