Dy mjekë të spitalit të Vushtrrisë arrestohen për marrje ryshfeti


E mërkurë, 13 Maj 2026
Dy mjekë të spitalit të Vushtrrisë arrestohen për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S. dhe V.R., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari E.S. në tri raste, ndërsa i dyshuari V.R. në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarit.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit që cenon sundimin e ligjit, sigurinë publike dhe besimin e qytetarëve në institucionet publike”, thuhet në njoftim


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit