E mërkurë, 13 Maj 2026

Një vjedhje e rëndë është regjistruar paraditen e së martës në Obiliq.
Në një shtëpi, sipas ankuesit, kanë hyrë disa persona të panjohur dhe ia kanë thyer depon, ku dyshohet se nga një kasafortë i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, transmeton Klankosova.tv.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Burimi: klankosova
