E mërkurë, 13 Maj 2026

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në bashkëpunim me partnerët politikë.
“Me mbështetjen dhe ndihmën e qytetarëve do të punojmë që ta kemi listën fituese”, thuhet në postimin e LVV-së në Facebook.
Në krye të listës renditet Albin Kurti, i ndjekur nga Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schwarz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Mehmeti Selimi, të cilët përbëjnë dhjetëshen e parë të kandidatëve.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
