E enjte, 14 Maj 2026

18 minatorët e ngujuar në minierën e “Trepçës”, tashmë kanë dalë nga miniera.Të njëjtit ishin ngujuar në minierë pas problemeve me energjinë elektrike. Menjëhere pas daljes minatorët e ngujuar jane dërguar për kontroll të gjendjes së tyre.
Disa orë më parë ndërmarrja “Trepça” ka reaguar lidhur me bllokimin e rreth 50 minatorëve në minierë. Sipas njoftimit zyrtar, 29 punëtorë kanë dalë nga miniera, ndërsa 18 kishin mbetur ende të ngujuar.
Tutje, u theksua se kjo ndodhi për shkak të një ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg.
“Sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike. Po ashtu janë evidentuar dëmtime edhe në stabilimentet tjera përcjellëse në trafostacion”, u tha në njoftim.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
