Universiteti belg do të tërhiqet nga 5 projekte kërkimore që përfshijnë partnerë izraelitë


E enjte, 14 Maj 2026
Universiteti belg do të tërhiqet nga 5 projekte kërkimore që përfshijnë partnerë izraelitë

Universiteti Ghent (UGent) në Belgjikë planifikon të tërhiqet njëkohësisht nga pesë projektet e mbetura kërkimore të programit “EU Horizon” që përfshijnë partnerë izraelitë, tha sot rektorja Petra De Sutter, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë “Belga News” rektorja ka vënë në dukje se “Këto janë pesë projektet e fundit të mëdha Horizon me partnerë izraelitë nga të cilat UGent kishte vendosur më parë të tërhiqej”. Tre bashkëpunime të tjera do të skadojnë para se të përfundojë çdo procedurë zyrtare daljeje.

De Sutter tha se universiteti do të zbatojë të njëjtën qasje të përdorur në tërheqjen e tij nga projekti evropian OSTEONET, i cili i lejoi atij të dilte pa ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratat ose pa u përballur me kërkesa të mëdha kompensimi.

“Bordi i guvernatorëve ka thënë: ‘Ne po vazhdojmë me tërheqjen nga ato pesë projekte njëkohësisht’”, tha ajo. De Sutter pranoi se vendimi ka pasur pasoja për universitetin, përfshirë humbjen e partneriteteve kërkimore, financimit dhe mundësive të doktoraturës.

“Ne tashmë kemi humbur shumë partneritete”, shtoi ajo. Rektorja nënvizoi se në të njëjtën kohë, jo të gjitha bashkëpunimet me institucionet izraelite po marrin fund.

Pesë bashkëpunime të mbetura konsiderohen të palidhura me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut ndërsa katër projekte të tjera të listuara në bazën e të dhënave EU CORDIS nuk klasifikohen si partneritete institucionale, pasi UGent nuk bashkëpunon drejtpërdrejt me partnerët izraelitë të përfshirë.

Vendimi vjen pas një takimi të bordit të guvernatorëve dhe pas kritikave në rritje për vonesat në zbatimin e një procesi tërheqjeje të njoftuar për herë të parë në vitin 2024.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit