Shtëpia e Bardhë dhe Kina, raporte të ndryshme mbi takimin Trump-Xi: Vetëm për Hormuzin ranë dakord?


E enjte, 14 Maj 2026
Shtëpia e Bardhë dhe Kina, raporte të ndryshme mbi takimin Trump-Xi: Vetëm për Hormuzin ranë dakord?

Bisedimet delikate mes dy lidërve jo që ta dashur me njëri-tjetrin

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping ranë dakord në Pekin që Ngushtica e Hormuzit duhet të “mbetet e hapur”, tha Shtëpia e Bardhë.

“Të dyja palët ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur për të siguruar rrjedhën e lirë të energjisë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Ajo pretendoi se Xi shprehu interes në rritjen e blerjeve të naftës amerikane për të zvogëluar varësinë e Kinës nga importet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Por pala kineze nuk e përmend një interes të tillë në raportet e saj, raporton France Presse.

Shtëpia e Bardhë e quajti takimin midis presidentëve “të mirë”, pa përmendur çështjen e Tajvanit në raportin mbi bisedimet.

Ministria e Jashtme e Kinës, megjithatë, shkruan se Xi e paralajmëroi Trump-in për kërcënimin e “konfliktit” midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara nëse Uashingtoni, mbështetësi kryesor i ishullit demokratik që Pekini e konsideron territorin e tij, bën gjënë e gabuar për këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë theksoi se Xi shprehu kundërshtim ndaj “militarizimit” të Ngushticës së Hormuzit nga Kina dhe vendosjes së tarifave për kalim.

Kina, një aleate e Iranit, ka bërë vazhdimisht thirrje për lundrim të lirë në ngushticën përmes së cilës kalojnë shumica e importeve të saj të naftës. /tesheshi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit