Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një personi në kërkim


E premte, 15 Maj 2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një personi në kërkim

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet për përfshirje në vepra penale, ndërsa autoritetet kompetente janë në kërkim aktiv të tij.

“Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e vendndodhjes së personit është i rëndësishëm për hetimet dhe trajtohet me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Qytetarët inkurajohen që çdo informacion relevant ta raportojnë në numrin emergjent 192, në linjën pa pagesë 0800 19999, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”./Klankosova.tv

 


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit