E premte, 15 Maj 2026

Policia e rajonit të Prishtinës, përmes njësitit të hetimeve në Obiliq, ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit policor, arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi lidhur me një rast vjedhjeje të ndodhur më 12.05.2026 në rrugën “17 Shkurti” në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku nga një depo e një punëtorie është vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.
Pas veprimeve hetimore dhe operative, Policia thotë se janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit F.B. (26), A.K. (22) dhe R.H. (34).
“Me vendim të prokurorit të shtetit, ata janë ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë”, thotë PK./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
