E premte, 15 Maj 2026

Ka nisur hetimi për rastin e djeshëm në minierën Stan Tërg të Trepça, ku 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë në thellësi rreth 800 metrave.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është njoftuar prokurori dhe se rasti është nën hetime.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë, një zyrtar dhe drejtori i Minierës Trepça, kanë raportuar se si pasojë e këputjes së një kabllo të rrufepritësit është shkaktuar një zjarr i cili ka dëmtuar në tërësi një trafo të rrymës duke e lënë pa rrymë minierën. Si pasojë, lifti për bartjen e minatorëve ka dalë jashtë funksionimit dhe në minierë kanë mbetur 48 punëtorë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, Emergjenca dhe zjarrfikësit. Minatorët kanë dalë nga miniera në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
Të gjithë minatorët kanë arritur të dalin nga miniera në gjendje të mirë shëndetësore, disa përmes daljeve emergjente.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
