E premte, 15 Maj 2026

Alisson Becker mund të jetë një nga emrat më të mëdhenj që pritet të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verës.
Sipas gazetarit të njohur të transferimeve Nicolo Schira, bisedimet mes Juventus FC dhe portierit brazilian tashmë kanë nisur.
Raportohet se trajneri Luciano Spalletti po shtyn fuqishëm për transferimin e gardianit të Liverpool FC, duke e konsideruar atë si një përforcim ideal për projektin e ri të Juventusit.
Klubi italian thuhet se ka gati një kontratë deri në vitin 2029, me pagë prej rreth 5 milionë eurosh në sezon. Sipas Schiras, Alisson është i tunduar nga ideja për t’u transferuar në Torino dhe po e shqyrton seriozisht mundësinë e kalimit te “Zonja e Vjetër”.
Ndërkohë, Juventusi po përgatit ofertën e parë zyrtare që pritet t’i dërgohet Liverpoolit në javët e ardhshme, ndërsa negociatat pritet të intensifikohen me afrimin e merkatos verore.
Nëse marrëveshja realizohet, Alisson do të ishte një nga transferimet më të bujshme të verës në futbollin evropian.
Burimi: 04online
