E diel, 17 Maj 2026

Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, priti të shtunën në Pallatin e Popullit në Damask të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Sirinë, Tom Barrack.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani.
Sipas njoftimit, palët diskutuan zhvillimet e fundit në Siri dhe në rajon, si dhe mënyrat për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. /mesazhi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
