E martë, 19 Maj 2026

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar largimin e Sylvinhos nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare.
Në një komunikim zyrtar për media, FSHF bëri të ditur se tekniku brazilian ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me kuqezinjtë, ndërsa shumë shpejt do të prezantohet edhe pasuesi i tij.
Gjithashtu, në komunikatë bëhet me dije se në orën 10:00 do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri në një konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”.
Sylvinho mori drejtimin e Shqipërisë në vitin 2023 dhe arriti sukses historik me Kombëtaren, duke siguruar kualifikimin në Euro 2024 si lider i grupit.
Braziliani udhëhoqi kuqezinjtë edhe në kualifikueset e Botërorit 2026, ku Shqipëria përfundoi në vendin e dytë pas Anglisë dhe siguroi pjesëmarrjen në “play-off”, para se të eliminohej nga Polonia./04 Online
Burimi: 04online
