Jarinje: Burri prezanton rrejshëm polisën e kombit me targa të huaja, ndalohet


E enjte, 21 Maj 2026
Jarinje: Burri prezanton rrejshëm polisën e kombit me targa të huaja, ndalohet

Një rast i falsifikimit të dokumenteve është regjistruar në pikëkalimin kufitar Jarinje.

Policia ka bërë të ditur se një burrë, gjatë kontrollimit të dokumenteve në hyrje të Kosovës, dyshohet se ka prezantuar rrejshëm Polisën e sigurimit të automjetit (kombit me targa  të huaja), transmeton Klankosova.tv.

“SPK-Jarinje / 20.05.2026-07:10. Gjatë kontrollimit të dokumenteve në hyrje të Republikës së Kosovës, i dyshuari m/k ka prezantuar Polisën e sigurimit të automjetit – kombit me targa të huaja,  që dyshohet te jetë e falsifikuar. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e policisë.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit