E enjte, 21 Maj 2026

Një rast i falsifikimit të dokumenteve është regjistruar në pikëkalimin kufitar Jarinje.
Policia ka bërë të ditur se një burrë, gjatë kontrollimit të dokumenteve në hyrje të Kosovës, dyshohet se ka prezantuar rrejshëm Polisën e sigurimit të automjetit (kombit me targa të huaja), transmeton Klankosova.tv.
“SPK-Jarinje / 20.05.2026-07:10. Gjatë kontrollimit të dokumenteve në hyrje të Republikës së Kosovës, i dyshuari m/k ka prezantuar Polisën e sigurimit të automjetit – kombit me targa të huaja, që dyshohet te jetë e falsifikuar. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e policisë.
Burimi: klankosova
