Katër të lënduar në një aksident në Koshtovë


E enjte, 21 Maj 2026
Katër të lënduar në një aksident në Koshtovë

Dy automjete janë përfshirë në një aksident në Koshtovë të Mitrovicës, ku lëndime kanë pësuar katër persona.

Në njoftimin e policisë thuhet se njëra veturë ishte me targa vendore dhe tjetra me targa të Serbisë, ndërkaq dy nga të lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin rajonal të Mitrovicës së Jugut dhe dy në Mitrovicë të Veriut.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të Serbisë. Si pasoj lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Dy janë duke u trajtuar në Spitalin rajonal Mitrovicë Jug dhe dy  në  Mitrovicë Veri. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit