Zhduken dy vajza për një ditë në Fushë Kosovë


E enjte, 21 Maj 2026
Zhduken dy vajza për një ditë në Fushë Kosovë

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura gjatë ditës së mërkurë në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në rastin e parë babai ka raportuar rreth orës 12:30 se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Ndërkaq, në rastin e dytë, i raportuar rreth orës 22:00, është bërë e ditur se një tjetër vajzë e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet se ku ndodhet.

Të dy rastet janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës./Klankosova.tv

 


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit