E enjte, 21 Maj 2026

Është shoqëruar në stacionin policor një grua, pasi e njëjta, pas një mosmarrëveshje është grindur dhe e ka shtyrë me duar bashkëshortin e saj.
Policia ka bërë të ditur se ,e vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara f/k pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ishte grindur dhe e kishte shtyrë me duar viktimën m/k bashkëshortin e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
