Si u luhatën tregjet nga deklaratat e Donald Trump


E shtunë, 23 Maj 2026
Si u luhatën tregjet nga deklaratat e Donald Trump

Deklaratat e përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me situatën mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë krijuar një klimë të fortë pasigurie në tregjet ndërkombëtare financiare e energjetike, sidomos në tregun e naftës.

Sipas analizave të mediave ndërkombëtare, përfshirë The Neë York Times, lëvizjet e tregjeve janë bërë gjithnjë e më të ndjeshme ndaj çdo deklarate politike që vjen nga Shtëpia e Bardhë.

Trump ka alternuar mesazhet, mes atyre optimiste për negociata dhe deklaratave të forta për përshkallëzim ushtarak. Në disa dalje publike, ai ka theksuar se SHBA-të po “negocion me Iranin” dhe se ekziston mundësia e një marrëveshjeje për të kufizuar programin bërthamor të Teheranit.

Në të njëjtën kohë, ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë” mbi situatën në rajon dhe se do të veprojnë në mënyrë të ashpër nëse Irani nuk pranon kushtet e vendosura nga Uashingtoni, përfshirë çështjet që lidhen me pasurimin e uraniumit dhe sigurinë e rrugëve detare strategjike si Ngushtica e Hormuzit.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit