Kapen trafikantët e drunjve në Dabishec e Nishec


E martë, 26 Maj 2026
Kapen trafikantët e drunjve në Dabishec e Nishec

Dy raste të kontrabandës me drunj janë zbuluar në Prishtinë, konkretisht në fshatrat Dabishec dhe Nishec.

Policia ka bërë të ditur se nga dy rastet e ndara, janë konfiskuar 3.3 metra kub dru, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar.

“Fsh. Dabishec, Prishtinë / 25.05.2026 – 12:55. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka qenë duke e drejtuar një automjet furgon me targa lokale, gjatë kontrollit brenda në furgon janë gjetur dhe konfiskuar rreth 2 metra kub dru për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion përkatës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dhe automjeti transportues (furgoni)  janë liruar”.

“Fsh. Nishec, Prishtinë/ 25.05.2026 – 17:30. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka qene duke e drejtuar një automjet transportues në të cilin kishte pasur të ngarkuar 1.3 metra kub dru për të cilat nuk posedonte dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa masa e druve është konfiskuar”.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit