E martë, 26 Maj 2026

Kinoa konsiderohet si një superushqim falë vlerave të mëdha ushqyese që përmban.
- Kjo farë e vogël është një burim shumë i madh i vitaminave, mineraleve, fibrave dhe nuk përmban yndyrna.
- Njihet si një burim i mirë fibrash, prandaj ju mban të ngopur gjatë dhe në mënyrë të shëndetshme.
- Kjo farë mund të përfshihet në gatime të ndryshme, që nga të kripurat deri tek të ëmbëlat.
Përbërësit
- 180g kinoa
- 950 ml qumësht
- 70ml shurup panje ose sheqer
- 1 e ½ lugë çaji ekstrakt vanilje
- 1 lugë çaji kanellë
- ¼ lugë çaji kripë
Përgatitja
- Vendosni kinoan në një kullesë rrjetë. Shpëlajeni mirë me ujë të ftohtë dhe lëreni të kullojë.
- Në një tenxhere të mesme (afërsisht 3 litra), kombinoni kinoan, qumështin, shurupin e panjës, vaniljen, kanellën dhe kripën.
- Lëreni të vlojë mbi nxehtësinë mesatare. Më pas ulni nxehtësinë në të ulët dhe mbulojeni, duke e lënë kapakun pak të hapur në mënyrë që të mund të dalë pak avull.
- Ziejeni masën për 25 minuta, duke e trazuar çdo 5 minuta.
- Hiqini kapakun dhe vazhdoni zierjen për 5 minuta të tjera ose derisa masa të jetë mpiksur dhe kinoa të ketë thithur pjesën më të madhe (por jo të gjithë) të qumështit. Hiqeni nga zjarri.
- Hidheni në enë dhe lëreni të ftohet për disa minuta përpara se ta shërbeni.
- Spërkateni me kanellë dhe nëse dëshironi mund të shtoni edhe arra.
Burimi: mesazhi
